Lajmet e fundit

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka thënë se klubi që drejton është i gatshëm që të tregohet aktiv në tregun e transferimeve.
Ai ka thënë se pas Di Maria, Trapp dhe Benjamin do të vijnë edhe disa emra të tjerë të mëdhenj.
Por ai ka paralajmëruar se nga Parku i Princave kanë edhe për tu larguar disa futbollist.
“Saktësisht, do të blejmë por edhe do të shesim. Këto do të ndodhin deri në fund të afatit kalimtar”, ka thënë Blanc.
Ai po ashtu ka folur edhe rreth fitores së parë ne ndeshjen e javës së parë në Ligue 1.
Ai tha se nga ana teknike ka hapësirë për të komentuar ndoshta, ndërsa është ankuar në fushën e cila sipas tij ka qenë vështirë për të luajtur në të, transmeton Klan Kosova.