Lajmet e fundit
Shefi i PSG-së ka lavdëruar paraqitjen e mirë në nikoqirëve që arritën ta ndalin kampionin e Francës të mos shënoj gol.

Angers e ndali në një barazim pa gola Paris Saint-Germainin, duke impresionuar Laurent Blancun me taktikat e tyre defensive.
Lideri i Ligue 1 nuk arriti të fitojë të dhjetën ndeshje me radhë, megjithëse pati më shumë se 70 për qind të posedimit të topit.
PSG para kësëj përballje kishte shënuar në 26 ndeshje radhazi, ndaj Blanc ka lavdëruar shumë kundërshtarët.
“Nuk ishte ndeshje aspak e lehtë”.
“Kur ke dhjetë kundërshtarë në gjysmëfushën e tyre, nëse janë të organizuar dhe të disiplinuar, nuk është e lehtë të shënosh gol”.
“Patëm mundësitë tona, por nuk shënuam dot. Nëse do ta bënim këtë gjë në fillim do të ishte ndeshje tjetër”.
“Por duhet që të tregojmë respekt për kundërshtarin – u mbrojt mirë”.