Lajmet e fundit

Këngëtari i muzikës Country, Blake Shelton, ka deklaruar se dëshiron të lidhet me këngëtaren e famshme Rihanna, transmeton Klan Kosova.
39 vjeçari i ka dhënë këto deklarata tani pasi që është divorcuar nga bashkëshortja Miranda Lambert.
“Jam i mahnitur nga Rihanna. Ajo është aq gazmore… dhe çmendet pas meje. Me gjasë ne do të kapemi më njëri tjetrin në një moment. Thjesht po e them”, ka deklaruar Shelton.
Por ai nuk është ndalur vetëm me kaq! Kur është pyetur nëse do të dëshironte të bashkëpunonte me 27 vjeçaren ndonjë ditë, ai ka dhënë një përgjigje mjaft flirtuese:
“Po, e shoh një bashkëpunim – ndoshta jo muzikalisht. E dini për çfarë e kam fjalën?” ka thënë ai duke qeshur.
Blake i është rikthyer punës në The Voice pa unazën e tij të martesës.