Lajmet e fundit

Aktorja Blake Lively, së fundmi ka treguar për eksperiencën e tmerrshme që kishte me një grimer.
Ajo ka thënë që ai bënte veprime jo të duhura përderisa i bënte grimin aktores, si dhe i kishte thënë gjëra të papërshtatshme.
“Një natë mua më kishte zënë gjumi në lokacionin ku xhironim, dhe kur jam zgjuar e kam parë atë duke më filmuar. Unë isha e veshur, megjithatë ishte një gjë e tmerrshme” ka thënë Lively.
Pasi që producentët nuk kishin ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë, aktorja ka vendosur që të përfshijë avokatët e saj.