Lajmet e fundit

Ajo solli në jetë fëmijën e dytë, vetëm katër muaj më parë.
Por aktorja Blake Lively, ka rikthyer shumë shpejt format e saj trupore, transmeton Klan Kosova.

Lively ka qenë pjesëmarrës ne People’s Choice Awards në Los Anxhelos, dhe dukej e mrekullueshme.
Bukuroshja fitoi çmimin si aktorja më e mirë në filmin dramë për rolin tek The Shallows.
“E falënderoj burrin tim. Ai është gjithçka për mua. Ju nuk mund ta keni atë, ai është i gjithi i imi”, ka thënë Lively për burrin e saj, aktorin Ryan Reynolds.

