Lajmet e fundit

Aktorja, Blake Lively po xhironte në Dublin të Irlandës kur ajo u lëndua dhe bëri që xhirimet të ndaleshin.
Të hënën, Paramount Pictures dha një deklaratë për media në të cilën thuhet se “xhirimet për “The Rhythm Section” janë suspenduar përkohësisht pasi Blake Lively ka lënduar dorën gjatë xhirimeve”.
Megjithatë produksioni ka thënë se xhirimet e filmit do të vazhdojnë sa më shpejt që është e mundur, transmeton Klan Kosova.
Lively është parë së fundi në setin e xhirimeve, e që vështirë dallohej se ishte ajo, derisa kishte flokët e prera shumë ndryshe.
Në filmin The Rhythm Section, që merr pjesë aktori, Jude Laë derisa aktorja luan rolin e Stephanie Patrick, që kërkon të hakmerret ndaj atyre që kanë planifikuar një aksident me aeroplan që e vrau familejn e saj.
Akoma nuk dihet nëse ky suspendim i xhirimeve do të ndikojë në datën e publikimit të filmit që planifikohet të jetë në fillimin e vitit të ardhshëm.