Lajmet e fundit

Është shumë e vështirë të besosh se ka vetëm 10 muaj që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, pasi Blake Lively duket në një formë perfekte trupore.
Nuk vihej re asnjë shenjë pas-shtatzënie tek protagonistja e filmit “Age of Adaline”, e cila dukej e mrekullueshme teksa po shijonte rrezet e diellit në “New South Wales”.
“Humbja e peshës nuk ka qenë diçka për të cilën jam marrë shumë. Me lindjen e fëmijës, duhet të ushqehesh mirë pasi çdo gjë që ti ha i kalon direkt atij” ka thënë Blake për Daily Mail./tch