Lajmet e fundit

Shtatë muaj pasi Gwen Stefani dhe Blake Shelton bënë publike lidhjen e tyre, kësaj dashurie duket se i ka ardhur fundi.
Revista Life & Style raporton se ka mësuar nga burimet e sigurta që trajnerët e “The Voice”, që dikur ishin duke e planifikuar dasmën e tyre në këtë verë, tani janë shumë afër vendimit për ndarje.
“Ata janë jashtë fazës së muajit të mjaltit. Ata thjesht janë njerëz shumë të ndryshëm dhe duket sikur fundi i lidhjes së tyre po afrohet”, ka thënë burimi, transmeton Klan Kosova.
Një pjesë e problemit buron nga gjeografia. Familja dhe miqtë e Blake janë ende në Oklahoma, derisa Gwen e ka konsideruar veten e saj gjithmonë si një vajzë kaliforniane.
“Blake nuk mundet që thjesht të fluturojë për të qenë me Gwen. Ata më nuk po flasin në telefon gjithë ditën, ashtu siç kanë bërë dikur”, ka përfunduar burimi.