Lajmet e fundit

A pritet që Blake Shelton dhe Gwen Stefani të martohen së shpejti?
PO! - nëse i besohet besëtytnisë së kapjes së buqetës me lule të nuses!
Çifti i famshëm të shtunën ka marrë pjesë në dasmën e stilistes së flokëve të Blake, Amanda Craig, ku Stefani e kapi buqetën e lule me një ndihmesë të paqëllimshme nga Shelton.
“Amanda e gjuajti buqetën dhe ajo e goditi kokën e Blake dhe ra në tokë”, thotë një i ftuar. “Gwen më pas e kapi atë”, transmeton Klan Kosova.
Anëtarët e jurisë së The Voice ishin aty së bashku me 350 të ftuar të tjerë. Ata arritën në Nashville para festimeve të dasmës dhe janë parë duke darkuar së bashku në një restorant.