Lajmet e fundit

Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur Ilir Blakçorin si "Ylli i Javës" së tretë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Këtë epitet anësori i Llapit e mori nga komisioni i veteranëve, për shkak të golit të realizuar ndaj Fushë Kosovës, si dhe lojës së mirë ofanzive dhe defanzive.
Llapi fitoi të dielën ndaj Fushë Kosovës me përmbysje 1-2, ndërsa përveç Blakçorit, gol për mysafirët realizoi edhe Muhamet Hyseni.