Lajmet e fundit

Ish kryeministri britanik, Tony Blair, ka thënë se Britania e Madhe duhet t’i mbajë opsionet e hapura ndaj Brexitit, dhe që një referendum i dytë nuk duhet të mbahet, transmeton Klan Kosova.
Blair ka thënë se votimi ishte “katastrofik” duke shtuar se është e rëndësishme për të studiuar implikimet e vërteta të këtij vendimi.
Ai ka thënë se e pranon rezultatin e referendumit të qershorit por ka rekomanduar që të shikohet sërish se çfarë ndikimi do të ketë.