Lajmet e fundit

A është Blac Chyna shtatzënë?
Kjo është pyetja që po e bëjnë të gjithë, pasi modelja 27 vjeçare mbrëmë është parë me të fejuarin Rob Kardashian, e veshur me një fustan tejet tërheqës.
Me duart e saj të vendosura në mënyrë strategjike mbi bark, ishte e vështirë të mos vërehej ajo që dukej si bark i vogël i fryrë.
Ashtu siç edhe pritej, fansat e çiftit kontrovers, të cilët njoftuan për fejesën e tyre para dy javësh, kërcyen në rrejte sociale për të spekuluar rreth bebes së mundshme Kardashian.
“A jam i vetmi që mendoj se ajo është shtatzënë??? Duhet të jetë”, shkroi një fans në llogarinë e Instagramit të Rob, ndërsa tjetri shtoi “A është Kardashiani i vogël në furrë?”.
Shtatzënia nuk do të vinte si një surprizë, meqë ishte raportuar që Rob dhe Chyna janë duke tentuar në mënyrë aktive për të krijuar familje.
“Chyna nuk dëshiron asgjë më shumë se t’i dhurojë të fejuarit të saj atë që ai e ka dëshiruar gjithmonë: një bebe”, ka thënë një burim i afërt me ta, transmeton Klan Kosova.