Lajmet e fundit

Rob Kardashian është duke vuajtur për vajzën e tij.
Ai ka postuar një fotografi të vajzës së tij 1 muajshe, Dream bashkë me një mesazh ku tregon se sa shumë po i mungon ajo, pasi e fejuara e tij, Blac Chyna e ka marrë vajzën dhe është larguar nga shtëpia.
“Me të vërtetë më mungon kjo vajzë, nuk kam ndier asnjëherë dashuri kaq të madhe sa ndjej për ty, Dream. Nuk mund ta besoja se një grua mund të provojë të ma marrë lumturinë kur krejt çfarë doja është ta bëja atë të lumtur. Kjo është e tmerrshme”, ka shkruar Kardashian që duket se është shumë i lënduar emocionalisht, transmeton Klan Kosova.
Në anën tjetër, Chyna ka fshirë një numër të madh të postimeve në llogarinë e saj në Instagram, derisa duket se kjo llogari i është hakuar dhe ajo tashmë ka hapur një të re.
Gjatë ditës së shtunë, modelja Blac Chyna ka marrë të gjitha gjërat nga dhoma e vajzës Dream, djalit të saj, King Cairo dhe është larguar dhe u largua nga shtëpia ku jetonte me Rob Kardashian.
Ajo më vonë shkruajti në llogarinë e saj në Instagram duke thënë se i ka dhënë fund përpjekjeve për të mbajtur gjallë lidhjen e tyre të dashurisë.
“Të gjithë jemi përpjekur ta ndihmojmë Rob, unë jam munduar pa fund ashtu si edhe familja e tij. Unë nuk mundem më, kam dy fëmijë për të kujdesur, ashtu si edhe për veten time”, kishte shkruar ajo.
Nëna e Chyna, Tokyo Toni kishte shkruar poashtu në Instagram se çifti do të jenë sërish bashkë, dhe do të kalojnë të gjitha problemet.