Lajmet e fundit

E fejuara e Rob Kardashian, Blac Chyna ka folur për shtatzëninë e saj duke thënë se ka një shtatzëni të mirë deri tash.
“Nëse ju po hamendeni, unë aktualisht jam duke e pasur një shtatzëni të mirë. Nuk kam të vjella në mëngjes, asnjë dëshirë, thjesht një foshnje që po rritet brenda meje” ka thënë modelja 28 vjeçare në rrjetin social Snapchat.
Chyna ka thënë se kjo shtatzëni që është e dyta e saj, për të është e ngjashme me King që është fëmiu i saj i parë tre vjeçar me ish të fejuarin e saj, Tyga, transmeton Klan Kosova.
Por modelja ka treguar se është duke përjetuar një shtatzëni të mirë por megjithatë ka mungesë të energjisë.
“Do të doja të kisha energjinë që të zgjohesha në mëngjes dhe të bëja grimin. Unë do të doja të postoja më shumë video dhe fotografi por thjesht nuk kam energji” ka thënë ajo në një video tjetër.
https://www.instagram.com/p/BGI3jMdqYg4/?taken-by=blacchynasnap