Lajmet e fundit

Në Facebook është krijuar një faqe, ku fton shoferët e të gjitha automjetëve në Prishtinë që nesër në fillim prej orës 14:00 të i bien borisë që të kundërshtojnë Qeverinë, njofton Klan Kosova.
“Është koha të ndalim të keqen.
Është koha ta thyejmë heshtjen.
Është koha që kjo qeveri të largohet.
Prandaj, shoferë në të gjitha rrugët, kumboni me boritë tuaja, për të treguar se jeni kundër kësaj qeverie.
BJERI BORISË KUNDËR QEVERISË!”, shkruan në faqen e tyre në Facebook.