Fatos Rizvanolli nga Peja, i cili është marrë me biznesin e dhënies së veturave me qira, dyshohet të ketë financuar terroristë të rrjetit të “Shtetit Islamik” nga Kosova.
Gazeta “Zëri” ka mësuar se ka ndihmuar të rinjtë financiarisht për aktivitete të ndryshme fetare, disa prej të cilëve ua ka blerë edhe bileta për Turqi prej nga i janë bashkuar “Shtetit Islamik” (ISIS). Rizvanolli ka disa muaj që është nën përgjim, prej nga edhe janë zbuluar kryesisht lidhjet e tij me këto grupe.
Ai bashkë me familjen e tij kanë disa firma të regjistruara. Kurse ai vetë është pronar i dy bizneseve që merren me dhënien e veturave me qira “Auto Shped” dhe “Auto Market”. Burime brenda Policisë së Kosovës tregojnë se Rizvanolli ka qenë i lidhur direkt me xhaminë ilegale te ndërmarrja “Termokos”, e cila është mbyllur në vitin 2014 nga Policia me urdhër të Prokurorisë.
Policia thotë se ndaj të dyshuarit që nga viti 2014 janë duke u zhvilluar hetime penale, nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi ka qenë në kontakt me persona dhe grupe të caktuara të personave nga Kosova, të cilët janë marrë me organizimin dhe pjesëmarrjen në grup terrorist.
I dyshuari Fatos Rizvanolli, sipas Policisë së Kosovës, në vazhdimësi ka vënë në dispozicion bizneset e tij, me qëllim të përkrahjes dhe mbështetjes financiare dhe logjistike të personave që janë të përfshirë në organizim dhe rekrutim për terrorizëm, duke përfshirë edhe persona të cilët njihen për përhapjen e ideologjisë ekstremiste në tërë Kosovën, si dhe persona të cilët kanë udhëtuar apo kanë tentuar të udhëtojnë për në zonën e konfliktit.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në: Zëri.info
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.