Lajmet e fundit

Ky është biznesmeni Sabah Rrashketa, apartamenti i të cilit ra pre e grabitësve sot në Shkodër.
Katër grabitës të armatosur hynë në apartamentin e marrë me qira nga biznesmeni Rrashketa, në lagjen “Rus” pas “Sahatit”, teksa Rrashketa nuk ndodhej aty.
Mirëpo ata u pikasën nga banorët, të cilët njoftuan policinë. Pasi rrethoi zonën, uniformat blu thanë se grabitësit e armatosur ishin larguar pa marrë asgjë nga banesa.
Policia ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar si bashkëpunëtor të tyre dhe vijon punën për kapjen e grabitësve.
