Lajmet e fundit

Kryekuvendari, Kadri Veseli i ka njoftuar bizneset se në kuadër të Kuvendit të Kosovës tani e tutje do të funskionojë edhe një zyre e bizneseve.
Roli i kësaj të fundit do të jetë që bizneset dhe përfaqësuesit e tyre të kontribuuojnë në krijimin e ligjeve sa më të favorshme për bizneset kosovare.
Gjatë një vizite që ai i bëri Odës Ekonomike të Kosovës ku u takua me të gjithë përfaqësusit e bizneseve edhe nga odat e tjera, Veseli deklaroi se nuk do të ketë zhvillim ekonomik pa përfshirje të bizneseve në legjislaturë, tranmeton Klan Kosova.
Sipas tij, gjendja aktuale ekonomike në vend është tejet e rëndë dhe duhet që vendi të dal nga kjo gjendje.
Nga ana tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosoovës, Safet Gërxhaliu tha se krijimi dhe zbatimi i ligjeve në favor të ndërmarrësve kosovar do ta forcojë shtetin e Kosovës si dhe do ta bëjë konkurrent me vendet e tjera./Klan Kosova.