Lajmet e fundit

Nxënësit e Bitisë së Poshtme të Shtërpcës protestuan gjatë ditëë së sotme.
Ata po kërkojnë që të mësojnë në shkollën e fshatit që e ndërtoi KFOR-i në vitin 2005 e që asnjë ditë mësimi nuk u mbajt në të.
Deri këtë vit shkollor ata udhëtuan në shkollën 5 kilometra larg fshatit të tyre me telashe të transportit, të cilin herë ua paguante komuna e herë jo, njofton Klan Kosova.
Këto probleme i kanë shtyrë prindërit që të dyshojnë se kjo po bëhet me prapavijë.
Edhe nëse komuna vendos të hap shkollën në objektin që është ndërtuar në fshatin e tyre para 12 viteve, do të ketë edhe një problem.
Kronikë nga Halil Berisha.