Lajmet e fundit

Zëvendeskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka deklaruar se gazi që vjen përmes Maqedonisë Veriore nuk është amerikan, por azerbejxhan e rus.
Në Komisionin për Integrim Evropian, Bilsimi e quajti budallallëk mbrojtjen e kësaj linje, e tha se po bëhet manipulim meqë MCC-ja ka ndarë një platformë deri në 200 milionë euro për projekte, pa specifikuar gazifikimin.
Por ndryshe mendon gazetari e njohësi i kësaj çështjeje, Ekrem Krasniqi, i cili thotë se propozimet që i ka qeveria kanë të bëjnë me gaz amerikan, i cili sipas tij mund të vijë në dy forma, edhe përmes gypave por edhe me kamionë.
Në lidhje me këtë çështje, në fillim të javës, kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se janë duke zhvilluar takime për të diskutuar për detajet dhe koston.
Ditë më parë, në një përgjigje për Klan Kosova, Ambasada Amerikane në Prishtinë kishte shpjeguar se projekti i dedikohet gazifikimit, por nuk parasheh të ketë gaz nga Amerika, veçse korporatës së Mileniumit tashmë i janë ndarë 200 milionë dollarë për këtë projekt.
Administrata Informative e Energjisë në SHBA konfirmon në faqen e saj se gazi natyror mund të kthehet në gjendje të lëngshme.Si i tillë, mund të transportohet deri te terminalet ku rigazifikohet dhe futet në tubacione për shpërndarje.