Lajmet e fundit

Sonte në Ballë për Ballë në Klan Kosova i ftuar ishte Xhevat Bislimi.
Dikur njëri nga anëtarët e zëshëm të Nismës për Kosovën, tani e ngre zërin e vet kundër këtij subjekti, të cilin e braktisi para pak ditësh.
Ai ka folur rreth disa shkrimeve kundër koalicionit AAK- NISMA dhe ka treguar arsyet e largimit nga ky koalicion.
“NISMA ishte një dëshirë për të ndikuar në ndryshimin e qeverisjes në Kosovë dhe pati një vullnet për ta fuqizuar këtë iniciativë".
“Rezultati i zgjedhjeve vërtetoi që NISMA u kufizua dhe ky ishte dështimi i parë, ku ky rezultat nxori katër deputetë nga Malisheva".
"Unë kam qenë përfaqësuës i NISMËS për bashkëpunim me opozitën".
"Ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer dhe njerëzit na panë si shpresë për t'i ndaluar marrëveshjen e Zajednicës dhe Marrëveshja me Malin e Zi".
Sipas Bislimit koalicioni AAK - NISMA ishte një antimarrëveshje.
“Marëveshja AAK-NISMA ishte një antimarëveshje për ta shkatërruar opozitën dhe kjo u pa si një marrëveshje si një mashtrim dhe prodhoi një zhgënjim të njerzëve".
"Shumica janë të pakënaqur me koalicionin parazgjedhor AAK-NISMA".
"Nisma nuk ka asnjë shans të mbijetojë pas marrëveshjes me AAK".
"Qytetarët kanë thënë se opozita e bashkuar është forca politike që do ta ndryshojë vendin".
Bislimi thekson se dega e Nismës në Viti është shuar.
“Dega e Nismës në Viti është shuar komplet, dhe unë ende nuk kam vendosur se ku do ta vazhdoj angazhimin tim politik"
"Jam njëri i themeluesve të PDK-së dhe nuk e shoh veten në PDK-në e sotme por vetëm në atë PDK që e kishim themeluar e cila ishte një forcë politike".
Qeverisjen aktuale Bislimi e sheh si shumë të dëmshme për Kosovën.
"Vështirë se mund të kishte një qeveri më të dëmshme për këtë vend, e koalicioni i NISMA me AAK-në ia zgjaten jetën një qeverie që vetëm dëme i ka sjellur këtij vendi".
"Heqja e vizave është e mirë për qytetarët por nuk është çështja më e rëndësishme për Kosovën".