Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se gjatë qëndrimit në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka takuar kryetarin e Komisionit të House Democracy Partnership.
“Takimi ishte shumë miqësor ngase u zhvillua në atmosferën e Konventës, për mundësitë e zhvillimit të partneritetit me perspektiva të reja. Me z. Price, biseduam edhe për bashkëpunimin e mirë që ka Kongresi amerikan me Kuvendin e Kosovës si dhe mundësitë se si të fuqizohet ky bashkëpunim”, ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton Klan Kosova.