Lajmet e fundit
"Bisedimet do të zgjasin edhe për disa ditë. Arsyeja e zgjatjes së bisedimeve është që negociatorët të kenë më shumë kohë për të menduar për një vendim, që të bien të gjithë dakord".

Bisedimet për arritjen e një marrëveshje për frenimin e programit bërthamor në Iran, janë shtyrë deri më datën 10 korrik.
Negociatorët kanë njoftuar të martën se kanë zgjatur bisedimet për disa ditë.
“Bisedimet do të zgjasin edhe për disa ditë. Arsyeja e zgjatjes së bisedimeve është që negociatorët të kenë më shumë kohë për të menduar për një vendim, që të bien të gjithë dakord”, tha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, transmeton shekulli.com.al.
Kjo është hera e dytë që negociatorët zgjasin bisedimet me iranianët, të cilët refuzojnë të pranojnë kushtet e shteteve më të fuqishme të botës.
“Këto bisedime janë shumë të rëndësishme, prandaj nuk po shqetësohemi për orën, por që të kemi një marrëveshje me të cilën të gjithë do të pajtohemi, edhe pse vendimet e vështira që duhet të merren nuk do të lehtësohen me kalimin e kohës”, është shprehur zyrtari për Informim në Departamentin e Shtetit, Mari Harf.