Lajmet e fundit

Raundi i fundit i bisedimeve në nivel ekspertësh në mes Prishtinës dhe Beogradit, që ka përfunduar në mëngjesin e së mërkurës pas 19 orësh bisedime, nuk ishte pozitiv dhe i mirë për interesat e Beogradit.
Kështu ka thënë Marko Gjuriq, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
“Kemi debatuar për implementimin efecient të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe, për telekomunikacion për urën e Ibrit në Mitrovicë. Ne i mbrojtëm interesat tona dhe u dakorduam që t’i vazhdojmë diskutimet për një datë të pacaktuar”, ka thënë Gjuriq në një intervistë për mediat serbe, transmeton Klan Kosova.