Lajmet e fundit

Sot, më 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Elijona Binakaj, fituesja e dytë e edicionit të katërt të “Big Brother Vip Kosova 4”, do të jetë e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
Në këtë intervistë speciale, Elijona do të ndajë përvojat e saj personale dhe profesionale pas përfundimit të pjesëmarrjes në reality show-n më të ndjekur të Kosovës.
Emisioni Weekend do të transmetohet sot me fillim nga ora 09:00 në Klan Kosova.