Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, ku diskutuan tema me rëndësi globale dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Përmes një postimi në platformën X, Erdogan e përshkroi telefonatën si “shumë produktive, gjithëpërfshirëse dhe të sinqertë”. Ai bëri të ditur se gjatë bisedës u trajtuan kriza humanitare si ajo në Gaza, lufta në Ukrainë, zhvillimet në Siri, tregtia globale dhe negociatat mes SHBA-së dhe Iranit.
“Telefonata ime me mikun tim të dashur, z. Donald Trump, ishte e frytshme dhe shumë e sinqertë,” shkroi Erdogan, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Të dy liderët shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin në fusha të rëndësishme, si industria e mbrojtjes dhe marrëdhëniet tregtare. Erdogan theksoi se Turqia mbetet e angazhuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, dhe vlerësoi përpjekjet e Trump në këtë drejtim.
Në përfundim të bisedës, Erdogani tha se i ka bërë ftesë Trumpit për ta vizituar Turqinë, ndërsa vetë ka marrë ftesë për të shkuar në SHBA.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.