Lajmet e fundit

Një çift nga New Yorku, në prill të këtij viti kanë birësuar katër fëmijë.
Laura Ruffino dhe Elizabeth Diamond, ishin shoqe tërë jetën, transmeton Klan Kosova.
Por artisjta dhe autorja nga Buffalo, Diamond ishte diagnostifikuar me kancer në gusht të vitit të kaluar dhe kishte ndërruar jetë në prill të këtij viti.
Diamond kishte katër fëmijë, që po i rriste vetë, kështu vdekja e parakohshme i la fëmijët e saj në duart e fatit.
Laura dhe Elizabeth vitin e kaluar kur Elizabeth po kurohej
E shoqja e saj e ngushtë dhe burri i saj Rico i kanë birësuar të katër fëmijët e saj, në mes të moshës pesë dhe 12.
“10 vite më parë, nuk e kam menduar kurrë se jeta ime do të ishte kështu”.
“Por nëse dicka mvaret nga ju, atëherë duhet që t’a pranojmë sfidën dhe të bëjmë më të mirën”, është shprehur Rico.
“Është ende shokuese për mua, kur ndalem ndonjëherë e mendojë”, shprehet Laura për vdekjen e shoqes dhe birësimit të fëmijëve të saj.
Menjëherë pasi që Elizabeth, është diagnostifikuar me kancer, ajo i kërkoi shoqes së saj që të kujdeset për katër vajzat.
Ajo ka vdekur tre muaj më parë në moshën 40 vjeçare, duke i lënë prapa Lily, Ella, Samona dhe Taran.
Mirëpo Laura bëri më shumë se kaq, ajo i morri të katër vajzat për t’i rritur me dy vajzat e saj biologjike.
Elizabeth dhe katër vajzat e saj