Situatë të vështirë ka përjetuar Alexis McClure, kur kuptoi se motra e saj binjake Ava, është vetëm një minutë më e madhe se ajo.
E momenti i tillë është kapur dhe nga kamerat, video e cila ka marr dhenë në rrjetet sociale, njofton Klan Kosova.
Videoja e publikuar tregon nënën e binjakeve Ami, e cila informon vajzat e saj se Ava erdhi në jetë vetëm një minutë para se të lindte Alexis.
‘’Ava u lind një minutë para teje Alexis, vetëm një minutë!’’ i referohet nëna binjakes Alexis, derisa kjo e fundit i përgjigjet menjëherë me lot në sy:

‘’Por unë dua të jem më e madhe, dua të jem më e vjetër’’ përfundon Alexis.
E ky nuk është problemi i vetëm me të cilën përballet nëna me vajzat e saj.
Qesharake del të jetë momenti tjetër kur binjakja tjetër pëson situatë pothuajse të vështirë po ashtu, kjo kur kupton se motra e saj e cila është vetëm një minutë më e vogël se ajo, është më shtatlartë, njofton Klan Kosova.
Për më shumë detaje, shikoni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=T2SDh8VVyUc

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.