Anna dhe Lucy DeCinque shpesh përshkruhen si “binjaket më identike në botë”.
Motrat 35-vjeçare ndajnë gjithçka - nga i dashuri i tyre 37 vjeçar Ben Byrne, te rrobat dhe një shtrat i madh, transmeton Klan Kosova.
Ato shkojnë edhe në tualet së bashku.
Anna i tha NY Post: “Kur ajo shkon në tualet, unë shkoj me të; kur ajo bën dush, shkoj me të. Ne kurrë nuk jemi ndarë. Nuk mendoj se do të funksiononim pa njëra-tjetrën. Kemi ankth ndarjeje. Ne jemi të lidhura shumë”.
Lucy shtoi: “Ne mendojmë për njëra-tjetrën si person”.
Fatmirësisht, i dashuri i binjakëve Ben, është shumë mirëkuptues. Dhe motrat thonë se ato nuk pranojnë të shoqërohen me njerëz që kritikojnë stilin e tyre të jetës.
Lucy shpjegoi: “Ben e kupton lidhjen tonë dhe nuk na gjykon. Kështu ka qenë nga dita e parë. Asnjëherë nuk ka pasur xhelozi. Unë nuk e di se si kemi pasur të dashur të veçantë. Njerëzit mund të na gjykojnë se si u pëlqen - kështu funksionon për ne”.
Në të ardhmen, motrat duan që partneri i tyre Ben, t’i lë shtatzënë në të njëjtën kohë, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.