Lajmet e fundit

Një gjë është e sigurt, binjakët e Mariah Carey nuk ishin të impresionuar për faktin se mamaja e tyre po e merrte një yll në Wlak of Fame në Hollywood.
Binjakët e saj katër vjeçarë, Moroccan dhe Monroe Cannon, ishin non-stop në kërkim të vëmendjes së nënës së tyre, gjatë ceremonisë së nderimin me yllin hollywood-ian.
“Mami, mami”, e thërriste djali i saj Moroccan përderisa Mariah po mundohej ta mbante fjalimin e saj përshëndetës.
Më në fund pas shumë lutjeve që i bëri i biri i saj, këngëtarja e hitit “We belong together”, e mori në krahë djalin e saj, i cili shumë ëmbël i tha në mikrofon, “Të dua Mami”.
Edhe vajza e saj më pas i tha që e do.