Një vëlla dhe motër binjake, u bashkuan në një shtëpi kujdesi pasi u ndanë për më shumë se një vit nga pandemia COVID-19.
Minnie dhe Patrick Speed, 92 vjeçar, nga East Yorkshire, kanë kaluar tërë jetën bashkë, por ishin ndarë kur kriza nga koronavirusi goditi botën vitin e kaluar, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova.
Ata më në fund u përqafuan në shtëpinë e kujdesit gjatë kësaj jave pasi të dy u vaksinuan kundër COVID-19.
Binjakët, të cilët janë të martuar, e kanë kaluar tërë jetën së bashku, përveç një periudhe dy-vjeçare kur Patrick duhej të shkonte në Indi gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ata kanë jetuar gjithmonë vetëm disa rrugë larg shtëpisë së njëri-tjetrit dhe madje kanë punuar së bashku për më shumë se 40 vjet.
Duke folur për bashkimin, Minnie tha: “Ai qau kur më pa, të dy jemi shumë të lumtur që shohim përsëri njëri-tjetrin”.
Ndërsa Patrick tha: “Ne kemi jetuar gjithmonë afër, kemi punuar së bashku, përveç kur më dërguan në Indi. Ne kemi lindur së bashku dhe jemi përsëri së bashku”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.