Lajmet e fundit
Pa asnjë më të voglin dyshim, mund të thuhet se çaji jeshil me xhenxhefil është një nga dhuratat më të mëdha që njerëzit mund t’i bëjnë organizmit të tyre.

Studiuesit kanë nxjerrë se çaji jeshil me xhenxhefil përmban rreth 200 përbërës ushqimorë e terapeutikë dhe efektet e çajit jeshil me xhenxhefil janë si të mëdha, ashtu edhe të shumanshme në organizëm, pasi janë provuar me shekuj të tërë nga Orienti.
Për sa i përket rënies në peshë, çaji jeshil me xhenxhefil arrin një efekt të konsiderueshëm brenda një muaji, duke shkrirë yndyrat në organizëm, kryesisht në zonat problematike, si barku dhe kofshët (tek femrat). Tepër efikas është çaji jeshil me xhenxhefil edhe për shkrirjen e yndyrave në gjak.
Rezultatet arrihen nëpërmjet një regjimi ushqimor të zakonshëm, d.m.th. njerëzit përfitojnë rezultate pa iu nënshtruar ndonjë diete dhe regjimi të veçantë ushqimor. Duke mos pasur asnjë efekt anësor, njerëzit mund ta përdorin këtë çaj pa ndërprerje kohore, deri në realizimin e indeksit të duhur të peshës.