Lajmet e fundit

Në janar të vitit 2012, qeveria e Shteteve të Bashkuara kishte lansuar 49 dokumente të vitit 2011 nga kompleksi i Osama bin Ladenit në Abbottabad në Pakistan.
Në mesin e këtyre dokumenteve, ekziston një letër e cila i ishte adresuar një kolegji në Afrikën e Veriut, në të cilën ai ngriste një çështje mjaft speciale dhe top sekret.
Kishte të bënte me dy vëllezër të cilët ishin beqarë dhe në kushtet që jetonin, Al Qaeda e kishte të pamundur t’iu gjente gra.
Bin Laden ëkrkonte një Fatwa (kur me fe disa gjëra janë të ndaluara, por në disa raste liderët fetarë e marrin një vendim të quajtur Fatwa, me të cilin besimtarët lirohen nga mëkati), për dy vëllezërit, duke i kërkuar atij kolegji fetar t’i lironte nga mëkati, shkruan Foreign Policy, transmeton Klan Kosova.
Ai kërkonte që vëllezërve të mos u llogaritej si mëkat masturbimi në kushte të tilla, për shkak se konsiderohen si rast ekstrem.
Sipas letrave, vëllezërve u lejohej masturbimi që është i ndaluar me fe, të praktikohej vetëm në raste ekstreme të nevojës.
Osama bin Laden ishte themeluesi i grupit terrorist al-Qaeda. Ai mbahet përgjegjës për sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë sulmin mbi kullat binjake me 11-të shtator.
Bin Laden ishte vrarë ngas qeveria e SHBA-së me 11-të maj të vitit 2011-të.