“Partia tjetër nuk duan të garojnë kundër saj (Hillary Clinton-it), nuk e duan si kundër kandidate”, ka thënë ish-presidenti amerikan Bill Clinton, shkruan The Huffington Post, njofton Klan Kosova.
27.09.2015 · përditësuar para 3961 dite1 min lexim
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka fajësuar kongresmenët republikanë dhe disa media për zhurmën e madhe që bënë rreth rastit të Hillary Clinton-it, gruas së tij, për mesazhet zyrtarë që ajo kishte dërguar me llogari private, duke thënë se vëmendja që iu dha këtij rasti ishte e stërmadhuar dhe e panevojshme.
“Kurrë nuk kam parë të bëhet kaq shumë në diçka krejt të vogël”, ka thënë Clinton në një intervistë për Fareed Zakaria në CNN, njofton Klan Kosova.
Sipas Bill-it, “republikanët e kanë bërë këtë zhurmë vetëm për ta dëmtuar kapmanjën për president të Hillary-it”.
“Partia tjetër nuk duan të garojnë kundër saj, nuk e duan si kundër kandidate”, ka thënë ish-presidenti amerikan, shkruan The Huffington Post, njofton Klan Kosova.
“Prandaj duan që gjatë kësaj periudhë ta dëmtojnë sa më shumë që të jetë e mundur”.
Clinton e ka krahasuar këtë me sjelljen e republikanëve edhe në drejtim të vet atij, kur ishte president.
“Po shohim që historia po përsëritet”, ka deklaruar Clinton.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.