13.05.2015 · përditësuar para 4079 dite1 min lexim
Bill Klinton shpreson të jetë “zotëriu i parë” në Shtëpinë e Bardhë.
Por, ai ende nuk është i sigurt nëse gruaja e tij, Kandidate për Presidente do ta ftojë të jetojnë në shtëpinë më të famshme në botë, transmeton Klan Kosova.
“Po i fitoi ajo zgjedhjet, sigurisht do të rikthehem në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ish-Presidenti në emisionin “Late Night Show”, të David Latterman.
Mirëpo ai nuk e la me kaq.
Në fund me një buzëqeshje, ai shtoi: “Meqë ra fjala, do të shkoj nëse ajo më fton”.
Bill Clinton, ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë për 8 vjet, dy mandate të plota. Gruaja e tij që po kandidon për të parën e Amerikës ka shumë mundësi që ta rikthej presidentin e famshëm në Shtëpinë e Bardhë.
Po ndodhi kjo, ai do të bëhet "zotëriu i parë" i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.