Lajmet e fundit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, është prekur me COVID-19.
Ai, këtë e bëri të ditur me anë të një cicërime në Twitter, duke thënë se është duke u trajtuar në shtëpi.
"Kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Kam simptoma të lehta, por në përgjithësi jam mirë dhe jam duke qëndruar në shtëpi".
"Unë jam mirënjohës që jam vaksinuar dhe përforcuar, u bëj thirrje të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë, veçanërisht kur tani jemi në muajt e dimrit", ka shkruar Clinton, transmeton Klankosova.tv.