Një javë më parë, klubi bask Atheltic Club, njoftoi se ka nënshkruar kontratë me sulmuesin Robert Navarro nga Mallorca.
Kurse sot, klubi njoftoi se super-ylli Nico Williams ka nënshkruare kontratë afatgjate me ta, deri në vitin 2035.
Williams ishte në radarin e Barcelonës ditëve të fundit, me raportime që pretendonin se kalimi i tij te klubi katalanas veçse ishte punë e kryer.
E disa orë pas njoftimit për Williamsin, klubi bardhekuq publikoi një foto në të cilën shihet sulmuesi i krahut të majtë të Bilbaos me Robert Navarron, i vetmi transferim i klubit bardhekuq deri më tani.
Në atë foto, Nico shfaqet, siç nuk mund të ishte ndryshe, duke mbajtur stemën e Athletic dhe Navarro shfaqet duke mbajtur atë të Barcelonës, një skuadër në kategoritë më të ulëta të së cilës ai luajti si fëmijë.
Skuadra e ka titulluar këtë imazh duke iu referuar Nicos si “mikpritësi më i mirë”.
Disa përdorues në rrjetet sociale e kanë interpretuar këtë imazh si një “sulm” për klubin katalanas. /Klankosova.tv
?@willliamsssnico
? @robert10navarro
The best host. #NicoWilliams2035 #AthleticWIN ? pic.twitter.com/GZPy5iHIEI
— Athletic Club (@Athletic_en) July 4, 2025
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.