Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Veton Ferizin, si dhe Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, kanë nënshkruar sot Memorandumin për Restaurimin e Hamamit të Madh në Prishtinë.
Por një i tillë për restaurimin e Çarshisë nuk ka ndodhur pasi që Bashkësia Islame e Kosovës nuk e ka nënshkruar këtë memorandum, njofton Klan Kosova.
Arsyeja se pse BIK-u nuk e ka nënshkruar këtë memorandum sipas sekretarit organizativ të saj, Resul Rexhepit, është që këto tri dikastere e kanë shpërfillur atë pavarësisht se ai ka qenë pjesëmarrës.