Lajmet e fundit
Drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë refuzuar ta konfirmojnë vendimin. Zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriun dhe sekretari i Kryesisë së këtij institucioni, Resul Rexhepi, ia kanë adresuar njëri tjetrit përgjegjësinë për bërjen publike të lajmit.

Mediat kosovare kanë raportuar se Hoxha i Prizrenit, Irfan Salihu, është suspenduar nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Mirëpo lajmin për përjashtimin e imamit nuk e ka konfirmuar asnjë nga zyrtarët e Bashkësisë Islame.
Klan Kosova ka kontaktuar me zëdhënësin e BIK-ut, Ahmet Sadriun, por ai nuk ka dashur ta konfirmojë lajmin me arsyetimin se nuk është përgjegjës për t`i komentuar vendimet e BIK-ut.
Sadriu ka thënë se konfirmimin duhet ta bëjë sekretari i Kryesisë së BIK-ut, Resul Rexhepi.
I kontaktuar nga Klan Kosova, edhe ky i fundit ka mohuar të jetë kompetentë për ta konfirmuar një informatë të tillë ndonëse ka pranuar se “një vendim është marrë”.
Sekretari i kryesisë së BIK-ut deklaroi për Klanin se vendimet e BIK-ut i bënë të ditura zëdhënësi i institucionit, Ahmet Sadriu.
Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me hoxhën Irfan Salihu, por imami nuk është përgjigjur në telefon./Klan Kosova.