Lajmet e fundit

Që nga ora 09:00 e mëngjesit për 3 orë me radhë Bashkësia Islame priti mysafirë për të uruar festën e Kurban Bajramit.
Kjo ndodhi pas tre bajrameve që ranë në kohë të pandemisë dhe që nuk mundën të pranojnë fizikisht urime, njofton Klan Kosova.
Liderët e partive opozitare nga PDK , LDK , AAK ishin në vizitë për urime tek myftiu Naim Tërnava derisa për urime i shkoi edhe kryekuvendari Glauk Konjufca.
Të gjithë këta mysafirë uruan qytetarët për festë dhe bënë thirrje për paqe e solidarizim, duke kërkuar edhe respektim të masave kundër COVID-19, pavarësisht që ky Bajram vendin e gjeti me masa më të relaksuara.