Big Brother VIP Kosova 3 ka dëshmuar se është formati më i shikuar televiziv në trojet shqiptare dhe jo vetëm që nga 18 tetori kur nisi rrugëtimin por që ka vazhduar edhe në ditët në vijim e deri më sot.
BBVK 3 ka thyer rekorde të reja dhe ka vendosur standarde të jashtëzakonshme në rrjetet sociale teksa që nga 18 tetori ka mbledhur më shumë se 4.3 miliardë shikime në të gjitha platformat e rrjeteve sociale, njofton Klankosova.tv.
Në kanalin zyrtar të Big Brother VIP Kosova në YouTube janë mbledhur plot 250 milionë shikime duke vazhduar me Facebook me mbi 940 milionë shikime.
2.3 miliardë shikime janë mbledhur në rrjetin social Instagram dhe mbi 950 milionë shikime në rrjetin social TikTok.
Drejtues i ekipit të rrjeteve sociale në BBVK, Diamant Bajra, u shpreh se kjo arritje është rezultat i një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm dhe përkushtimit të ekipit të rrjeteve sociale.
Me këtë rast ai falënderoi edhe bashkëpunëtorët e tij që janë Arsim Namani, Abdulla Ahmedi, Bejtullah Hoxha, Blend Mustafa, Durim Fylli, Flamur Bublica, Megzon Morina, Ideal Bytyqi, Sabit Ahmeti, Rron Buçinca dhe Arianit Hoti.
Por, vendosja e rekordeve të reja nuk ka përfunduar pasi deri në finalen e madhe më 24 janar, formati do të ofrojë risi dhe të papritura për miliona shikues.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.