Lajmet e fundit

Më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë grumbulluar tani në qytetin e vogël të Rafahut, pranë kufirit egjiptian, për t'u shpëtuar bombardimeve izraelite.
Ata po jetojnë në një kamp refugjatësh, ku ka qindra rreshta çadrash të improvizuara, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Pavarësisht kushteve të zymta, jeta vazhdon, ku një çift u martuan pikërisht aty, në kamp.