Lajmet e fundit

Çfarë do të thuash Justin Bieber?
Duke dalë nga një restorant në West Hollywood të premten, një fotografi e ka pyetur këngëtarin, nëse ai dëgjon ndonjë këngë nga The Ëeeknd.
“Jo, s’mund t’i dëgjoj këngët e The Weeknd”, është përgjigjur Bieber.
Kjo vjen disa ditë pasi ish e dashura e Justin Bieber, Selena Gomez doli në publik me të dashurin e saj The Weeknd, kur edhe u fotografuan duke u puthur jashtë një restoranti në Los Angeles.
Selena dhe Justin kanë qenë në lidhje për tre vjet duke u ndarë më pas në vitin 2014. Këngëtarja nuk ka komentuar mbi marrëdhënien e saj me The Weeknd, e cila është në fazat e fillimi, transmeton Klan Kosova.