Lajmet e fundit

Këngëtari Justin Bieber, është bërë artisti i parë që ka arritur të ketë më shumë se 10 miliardë klikime në platformën Vevo.
Ky numër kaq i madh i klikimeve nuk është arritur vetëm nga hitet e tij të fundit – mirëpo atij i’u janë dashur gjashtë vjet e gjysmë që të arrijë këtë numër kaq të lartë të klikimeve, transmeton Klan Kosova.
Videot nga albumi i tij më i ri, Purpose, i kanë mbledhur Bieber më shumë se 4 miliardë klikime. Kurse vetëm videoklipi i tij “What Do You Mean” i kanë grumbulluar atij 1 miliardë klikime.
Këngëtarët e vetëm që kanë arritur kaq shumë klikime në këtë platformë, pra 1 miliardë sosh vetëm për një videoklip, janë Katy Perry dhe Taylor Swift.