Lajmet e fundit

Justin Bieber mund të udhëtojë për në Argjentinë pa u fshehur më nga policia, sepse siç ka mësuar TMZ, ai është larguar nga lista zyrtare e njerëzve të kërkuar të Interpolit, transmeton Klan Kosova.
Një gjykatë argjentinase e ka njoftuar Interpolin e këtij vendi që ta tërheqë udhër arrestin kundër Bieber dhe ta fshijë nga sistemi.
Siç ju kemi njoiftuar më herët, një fotograf ka pretenduar se Bieber ka urdhëruar rojet e tij ta sulmojnë atë në vitin 2013. Pas kësaj këngëtari është urdhëruar të paraqitet për marrje në pyetje, por ai nuk është paraqitur dhe për këtë shkak është lëshuar urdhër arresti.
Bieber ka qenë i bllokuar nga Argjentina, me frikën se do të arrestohet.
Pra, tani mos qaj për të Argjentina.