Lajmet e fundit

Të gjithë ne jemi të varur nga rrjetet sociale e veçanërisht të famshmit që përdorin këto rrjete për të komunikuar me fansat.
Mirëpo njeri nga këngëtaret më të famshëm të momentit Justin Bieber nuk e ka ndërmend që të hap llogarinë e tij në Instagram.
“Instagrami është për djallin. Unë mendoj se Instagram-i është ferr. Jam 90% i sigurt. Dërgohemi në ferr dhe na mbyllin brenda serverit të tij. Kam ngecur brenda mesazheve private. Po përpiqem të dal dhe nuk mundem", ka thënë ai.
Përveç kësaj Bieber ka bërë disa sjellje të çuditshme kohëve të fundit.
Në koncertin e tij të fundit, gjatë performancës së një kënge ai filloi të qante, përderisa edhe ka pasur raste kur ka ofenduar fansat.