Lajmet e fundit

Muzika e re e Justin Bieber me Kanye West ka një muzikë "cool" të New Yorkut sipas vetë Bieber.
Këngëtari i “What Do You Mean” ka punuar me reperin për albumin e tij të ardhshëm dhe e përshkroi atë si "një folës".
“Ju e merrni atë në një dhomë dhe ai nuk ndalet duke folur dhe unë vetëm dëgjoj” tha Bieber për Clique, transmeton Klan Kosova.
"Ai ka kaluar nëpër shumë gjëra dhe ai nuk është vetëm duke folur për të folur, ai ka diçka për të thënë që e ndjen nga zemra. Unë vetëm ulem dhe dëgjoj sepse ai është një djalosh me të vërtetë i zgjuar" vazhdoi ai.
Bieber ka folur hapur në një intervistë në lidhje me problemet e tij me të holla para se ai të ishte i famshëm. "Kam pasur disa zbatica e batica dhe kur kam marrë çekun tim të parë unë vetëm ndjeva sigurinë për t'u kujdesur për nënën time, sepse ajo gjithmonë është kujdesur për mua".