Lajmet e fundit

Albumi që e riktheu Justin Bieber në skenë, është një projekt shumë premtues sa për fillim.
Pasi që e publikoi këngën “Purpose” ai u bë i pari në top lista, duke thyer një rekord që më parë mbahej nga Beatles dhe reperi Drake.
Të gjitha 17 këngët e tija të albumit të ri, janë ta radhitura në top 100 këngët më të dëgjuara për një javë, rekord ky që asnjë artist më parë s’e ka mposhtur. Në vitin 1964, ishin Beatles ata që 14 këngë i patën në Top 100, rekord ky që më pas u mposht nga Drake gjatë këtij viti.
Mirëpo, me sa duket këtij suksesi i kontribuon shumë edhe fakti se Bieber sa herë që lason një këngë nga albumi, e shoqëron me një videoklip, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Kënga tjetër e Bieber, “Sorry”, është radhitur e dyta në listën e Top 100, për shkak se Adele po vazhdon të mbetet e para.