Lajmet e fundit

Justin Bieber ishte “piano man” të premten mbrëma në Toronto të Kanadsë.
Spontanisht ai ka kënduar disa këngë për të pranishmit në një pub në veri të vendlindjes së tij.
Justin po kalonte kohë me miqtë e tij në vendin e quajtur “Fifth Pubhouse”, kur papritmas ishte drejtuar për tek pianoja dhe kishte filluar t’i luante gishtat.
Ai ka kënduar pesë këngë përfshirë edhe hitin “Sorry”, kurse pronarët e pub’it, në shkëmbim të pagesës, nuk e lanë t’i paguajnë pijet, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.