Shqipëria vijon të mbetet një nga furnizuesit kryesorë të lëndës narkotike të llojit mariuhanë, së papërpunuar për Greqinë, ndonëse gjatë vitit 2023 shifrat kanë ardhur në rënie, thuhet në një raport të policisë së antidrogës greke.
Sipas raportit 18.11 për qind e mariuhanës së papërpunuar u identifikua me origjinë nga Shqipëria, e futur në Greqi, kryesisht përmes kufirit tokësor.
Policia greke e antidrogës vlerëson se rreth 72.01 për qind e mariuhanës së futur në Greqi gjatë vitit 2023 ka origjinë të panjohur, raporton TopChannel, transmeton Klankosova.tv.
“Ka një numër të konsiderueshëm rastesh ku origjina e mariuhanës nuk ishte përcaktuar qartë dhe dyshohet se ka qenë kryesisht në Shqipëria, pasi konfiskimet u zhvillua në zona afër kufirit greko-shqiptar”, thuhet në raportin e antidrogës greke.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.